Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City siguron amerikanin Savinho

Sulmuesi nga Brazili, Savinho do të jetë përforcimi i parë i Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se City tashmë ka arritur marrëveshje me Atletico Mineiron për ta transferuar Savinhon në verë. Për kartonin e 17-vjeçarit, City do t’i paguajë ekipit brazilian 6.5 milionë euro plus bonuset.

Savinho me Cityn pritet të firmos kontratë afatgjate dhe llogaritet si lojtar me të ardhme të ndritur.

Ai si futbollist është rritur në akademinë e Atletico Mineiros, ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej sezonit 2020/21. Këtë sezon, Savinho ka dy paraqitje për Atletico Mineron, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm