Manchester City ka mposhtur 6 me 1 Aston Villan për të dalë në pozitën e dytë të tabelës në Premier Ligë.
Sergio Aguero realizoi tre gola, Riyad Mahrez dy e një tjetër e shtoi Gabriel Jesus për këtë fitore të thellë të “Qytetarëve”. Te vendasit e Aston Villas shënoi El-Ghazi.
Kampioni aktual në Angli tani është i dyti me 47 pikë të tubuara, 14 më pak se Liverpooli që prin bindshëm.
