Manchester City ka marrë një lajm jo të mirë në fillimin e këtij viti, ku klubi anglez rrezikon seriozisht përjashtimin nga kompeticionet evropiane.
Mos respektimi i rregullave të fair-play-it financiar është arsyeja pse ata janë në problem të këtilla. Ai që e konfirmon një gjë të tillë është presidenti i komitetit të kontrollit financiar në UEFA, Yves Leterme, i cili u shpreh se nëse dokumentet e publikuara nga Football Leaks vërtetohen atëherë masat ndëshkimore do të jenë të ashpra.
Sipas dokumenteve në atë kohë rreth 60 milionë funte janë paguar direkt në arkat e klubit nga kompania arabe Abu Dabi United Group dhe që në fakt kjo shumë duhet të kalonte si pagesë për një sponsorizim nga ana e Etihad dhe që në fakt nuk ka ndodhur kështu.
“Nëse dokumentet e publikuara vërtetohen atëherë ky është një problem shumë serioz dhe që mund të shoqërohet me masa shumë të ashpra ndëshkimore” u shpreh Leterme, i cili shtoi gjithashtu se një ndër masat që mund të merret është përjashtimi nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s.
-
City rrezikon përjashtimin nga “Championsi”
-
City akuzohet së ka mashtruar Premier Leaguen, rrezikon dënim të rëndë
-
City po përballet me përjashtim nga Premier League
-
Pas dënimit nga UEFA, City rrezikon që t’i reduktohen pikët në ligë
-
City i kundërpërgjigjet UEFA-s rreth hetimeve për thyerjen e rregullave financiare