Kampioni i Premier Ligës, Manchester City, është rikthyer me fitore ndaj Arsenalit, pas pezullimit të kampionatit për shkak të COVID-19.
Skuadra e Pep Guardiolas shënoi fitore prej 3 me 0 ndaj Arsenalit në shtëpi, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte Raheem Sterling ai që shënoi golin e parë për Cityn në minutën e 45+2, pas një gabimi në mbrojtje nga David Luiz, i cili me të filluar pjesa e dytë mori karton të kuq.
E në minutën e 51 City e dyfishoi epërsinë përmes mesfushorit belg, Kevin De Bruyne.
Kurse golin e fundit e shënoi i riu Phil Foden.
Në këtë takim u lëndua Granit Xhaka, i cili u detyrua ta lëshojë fushën në minutën e tetë të takimit.
Manchester City me këtë fitore arrin në kuotën e 60 pikëve dhe mban vendin e dytë. Derisa Arsenali në vendin e nëntë ka 40 pikë.