Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City po interesohet për Puigin

Manchester City është duke u interesuar për transferimin e futbollistit të talentuar të Barcelonës, Riqui Puig, shkruan “Estadio Deportivo”.

City synon të bëjë ofertën për 21-vjeçarin në janar. Barcelona është e gatshme ta lëshojë Puigin në formë huazimi.

Por prë Puigin është duke u interesuar edhe Real Betisi. Betisi është i interesuar për huazimin e Puigit, ndërsa City dëshiron transferimin e tij.

Puig është aktivizuar në katër ndeshje për Barcelonën këtë stinor, tri në Ligën e Kampionëve e një në La Liga. Kontrata e tij me klubin skadon në verën e vitit të ardhshëm, por Barça ka opsionin për ta vazhduar kontratën automatikisht edhe për dy vjet.

Artikuj të ngjashëm