Manchester City e ka vazhduar formën e lartë në Premier Ligë.
Pas 15 xhirosh ka shënuar sot fitoren e 14 ndaj West Hamit, duke e përmbysur rezultatin, transmeton Koha.net.
West Hami kaloi në epërsi në minutën e 44 përmes Ogbonnas, por skuadra e Pep Guardiolas u kundërpërgjij në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë.
Shifrat i barazoi Otamendi në minutën e 57, kurse epërsinë Cityt ia dha David Silva në minutën e 83.
City vazhdon të jetë lider me 43 pikë, kurse West Hami në vendin e parafundit ka 10 pikë.