Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pas Mbappes, nëse Sanchez bashkohet me PSG-në

Manchester City do të hyjë në garë për yllin e Monacos, Kylian Mbappe, nëse nuk mund ta transferojnë Alexis Sanchezin e Arsenalit që është i lidhur me një kalim te PSG-ja, raporton Goal.

Sanchez është synimi kryesor i Cityt për këtë afat kalimtar dhe ishte i bindur se do ta transferojë, por futja në garë edhe e PSG-së për shërbimet e kilianit ka shqetësuar klubin anglez, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

PSG-ja kishte rrëmbyer edhe Dani Alvesin nga duart e Cityt. Braziliani ishte takuar edhe personalisht me Pep Guardiolan, por në fund kishte vendosur të transferohej në Francë.

Goal raporton se Alexis gjithashtu ka arritur marrëveshje me Cityn dhe ka biseduar me Guardiolan disa herë, por kiliani të premten është parë në Paris për të diskutuar transferimin e mundshëm te PSG-ja.