Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City nuk planifikon transferime në janar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka përjashtuar mundësinë që të transferojë futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Manchester City është përballur me lëndime të shumta gjatë kampionatit por, përkundër kësaj, trajneri spanjoll ka bërë të ditur se do të jetë e vështirë sjellja e ndonjë lojtari të ri në “Etihad”.

“Do të jetë i vështirë transferimi i ndonjë lojtari për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Të gjitha klubet po hasin në vështirësi financiare e kjo ka ndikuar edhe në klubin tonë”, u shpreh Guardiola.

Manchester City pas 13 ndeshjeve të zhvilluara në Premierligë ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Artikuj të ngjashëm