Manchester City nuk ka të ndalur në Premier Ligë.
Ekipi i Pep Guardiolas ka realizuar fitoren e 12-të nga 13 xhirot e para.
Në këtë xhiro, “Qytetarët” fituan si mysafirë të Huddersfieldit 1 me 2, duke e përmbysur rezultatin.
Otamendi realizoi autogol për t’i dhënë epërsinë Huddersfieldit në pjesën e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë Sergio Aguero dhe Raheem Sterling shënuan për ta përmbysur rezultatin.
Tani City ka 37 pikë në tabelë, në pozitën e parë. Tetë pikë më pak ka ndjekësi i parë Manchester Unitedi. City mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur sivjet me 12 fitore e një barazim.