Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në garë për Lo Celson

Pas Tottenhamit, edhe Manchester City është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Betisit, Giovani Lo Celso përcjellë të martën gazeta britanike "Daily Mail".

Lo Celso 23-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që e sheh si përforcim për repartin e mesfushës. Argjentinasi Lo Celso në edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira në La Liga dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar të Betisit, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro. Në edicionin e fundit, Lo Celso ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 46 ndeshje në të gjitha garat.