Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City monitoron Ruizin

Kampioni i Anglisë, Manchester City, po interesohet për mesfushorin e Napolit, spanjollin Fabian Ruiz.

"The Guardian" ka njoftuar të enjten se skautët e Cityt tashmë e kanë përcjellur nga afër Ruizin që është pjesë e Napolit dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij, transmeton Koha Ditore.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola e sheh Ruizin si pasardhës të denjë për David Silvan që do të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni.

Për transferimin e Ruizit, City është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 60 milionë euro. 23-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, kurse kërkohet edhe nga Barcelona e Real Madridi.