Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City konsideron shkëmbimin Aguero – Griezmann

Raportohet se Manchester City do të përdorë Sergio Agueron për ta transferuar yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

The Sun raporton se edhe Atletico Madridi ka shprehur interesim për transferimin e Agueros, të cilin e dëshiron që ta udhëheqë sulmin së bashku me Diego Costan, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër Griezmann është lidhur me një largim nga Atletico Madridi, me skuadrat si Unitedi e Barcelona të interesuara për të.