Manchester City ka konfirmuar se sulmuesi i ri Gabriel Jesus ka thyer eshtrat e shputës së këmbës që lidhin gishtat me nyjën e këmbës.
Futbollisti u lëndua në minutën e 14-të në fitoren 2 me 0 ndaj Bournemouthit të hënën në Premier Ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas një skanimi, është mësuar se futbollisti ka dëmtuar këmbën dhe nuk është konfirmuar sa do të mungojë 19-vjeçari.
Sipas “The Mirror”, Jesus ka dy opsione rikuperimi – fizioterapia që mund të zgjasë një muaj dhe operimi që mund të zgjasë tre muaj deri në kthim në fushë.
Jesus që nisi të luante për Cityn nga janari ka shënuar tre gola në pesë ndeshje.