Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City këmbëngul për Kanen e Grealishin

Kampioni i Anglisë, Manchester City po synon një “goditje të dyfishtë” gjatë afatit kalimtar të verës. “The Athletic” ka raportuar të premten, se drejtuesit e Cityt po bëjnë gati ofertat për sulmuesin Harry Kane dhe mesfushorin Jack Grealish.

Thuhet se City së shpejti do ta kontaktojë Tottenhamin dhe Aston Villan për lojtarët, të cilët po kërkohen me ngulm nga trajneri pep Guardiola. Kartoni i Kanet vlerësohet mbi 100 milionë euro, ndërsa ai i Grealishit rreth 60 milionë euro. Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe edicionin e fundit ishte golashënuesi më i mirë në Premier League me 23 gola.

Ndërkohë, Grealish ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2025. Të dy lojtarët, ishin pjesë e Anglisë që u mposht në finalen e “Euro 2020”.

Artikuj të ngjashëm