Manchester City në fund, pavarësisht se shumë i goditur nga Covid-19, fitoi 4:1 ndaj skuadrës Swindon Town që bën gara në League Two, kategoria e tretë dhe më e ulët e futbollit anglez.
Trajneri Pep Guardiola mungoi bashkë me 20 lojtarët dhe anëtarët e stafit që janë izoluar pas testeve pozitive të virusit.
Shtatë lojtarë ishin të pranishëm nga ekipi i parë dhe ishin të pamëshirshëm kundër skuadrës që është 72 vende më poshtë në piramidën e futbollit anglez.
Tinejxheri Cole Palmer shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.
Edhe Bernardo Silva 14’, Gabriel Jesus 28’, Ilkay Gundogan 59’ shënuan për vizitorët. Harry McKirdy realizoi për vendësit në minutën e 78’.
Vlen të përmendet edhe penalltia e humbur nga Gabriel Jesus në minutën e 62-të.