Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandezin.
Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se City po bën gati ofertën për ta bindur Milanin në lirimin e mbrojtësit francez. Theo po pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që po e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.
24-vjeçari ende nuk e ka rinovuar kontratën me Milanin që i skadon në vitin 2024, përkundër insistimit të klubit italian dhe City është i gatshëm që për kartonin e tij, të ofrojë mbi 50 milionë euro dëmshpërblim. Theo këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistimit në 11 ndeshje për Milanin në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm