Sport

City insiston për Osimhenin e Napolit

Trajneri Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester Cityt ta transferojnë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

City aktualisht mbështetet në Erlind Haalandin dhe Julian Alvarezin në sulm. Por Guardiola kërkon ta rrisë edhe më shumë konkurrencën në fazën e sulmit.

24-vjeçari i Nigerisë ka shkëlqyer deri tash në Serie A duke shënuar 19 gola. Ai në 22 paraqitje ka kontribuar edhe me pesë asistime.

Për sulmuesin nigerian kanë shprehur interesim edhe Chelsea, PSG-ja dhe Manchester Unitedi.

Osimhen me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai vlerësohet 70 milionë euro.