Manchester City ka ikur në katër pikë në krye të tabelës në Premier League, teksa kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të sezonit.
“Qytetarët” fituan 2:1 ndaj Leeds Unitedit në një ndeshje ku figura kyçe ishte Ilkay Gundogan. Mesfushori realizoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 84-t humbi penaltinë duke goditur shtyllën. Vetëm një minutë më pas, Leedsi ngushtoi rezultatin në 2:1 përmes Rodrigos.
City tani ka 82 pikë, katër më shumë se Arsenali që e ndjek. Të dyja kanë edhe nga katër ndeshje deri në fund të sezonit.