Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ia merr Liverpoolit pozitën e tretë

Manchester City ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2 me 1, për të mbetur në garë për pozitën e tretë, e cila ia siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

Golat për Cityn i realizuan David Silva dhe Gabriel Jesus, ndërsa për Leicesterin realizoi Okazaki.

Me këtë fitore City tubon 72 pikë, dy më shumë se Liverpooli që bie në pozitën e katërt. Kjo pozitë ende nuk është e sigurt për asnjërin ekip, pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni.