Manchester City raportohet se e ka identifikuar yllin e Real Madridit, Isco, si cakun kryesor për ta transferuar.
Isco nuk ishte gjithmonë zgjidhja e parë e “Mbretërve”, por 25-vjeçari ka shpërthyer sivjet duke qenë lojtar kyç i ekipit të Zinedine Zidanet.
Gjithsesi, edhe pse futbollisti muajin e shkuar vazhdoi kontratën me klubin, sipas “Don Balon”, City është i bindur se mund ta transferojë së shpejti spanjollin.
Futbollisti aktualisht ka klauzolë prej 700 milionë eurosh.