Derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Evertonit nuk ka dhënë fitues.
Skuadrat kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1me 1, raporton Koha.net.
Mysafirët kaluar të parët në epërsi përmes sulmuesit Wayne Rooneyt, i cili dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit kur po zhvillohej minuta e 35. Me këtë rast Rooney bëhet vetëm lojtari i dytë në histori të Premier Ligës që arrin në kuotën e 200 golave.
Këtë shifër e mban golashënuesi më i mirë në histori të ligës, Alan Shearer, i cili ka 260 gola në Premier Ligë.
Për Cityn, që dominoi takimin, gjërat u vështirësuan kur mbeti me një lojtar më pak në minutën e 44, pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Walker.
Përkundër që ishte me një lojtar më pak në fushë City arriti të gjejë golin e barazimit në minutën e 82 përmes përfaqësuesit anglez, Raheem Sterling.
Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt u barazua edhe numri i lojtarëve në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Schneiderlin.
Pas dy xhirove në Premier Ligë, të dyja skuadrat kanë nga katër pikë.