Fitore të lehta kanë shënuar edhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve Manchester City e Porto, për të treguar superioritetin e tyre në Grupin C.
City e mposhti me rezultat prej 3 me 0 skuadrën e Marseilles.
Torres, Aguero e Sterling shënuan golat e fitores.
Derisa Porto e mposhti në udhëtim Olympiacosin me rezultat prej 2 me 0.
Otavio e Uribe shënuan për ekipin mysafir.
Manchester City është lider në Grupin C me 16 pikë, derisa Porto në vendin e dytë ka 13 pikë, për të vazhduar tutje në Ligën e Kampionëve.
Kurse në vendin e tretë me tre pikë është Olympiacosi, që tani do të garojë në Ligën e Evropës. Kurse Marsielle në vendin e fundit poashtu ka 3 pikë.
Artikuj të ngjashëm