Lideri i Premier Leagues, Manchester City, dhe ndjekësi i palodhur, Liverpooli, pritet ta vazhdojnë edhe këtë fundjavë luftën për titullin e kampionit.
Në ndeshjet për top-katërshe, Arsenali mund t’i japë goditje të fundit shpresave të Manchester Unitedit, ndërsa Chelsea nuk mund të lejojë një tjetër rrëshqitje ndaj West Hamit.
Asnjë gabim, në fakt nuk lejohet as për titull kampioni.
Pep Guardiola beson se Manchester City duhet t’i vazhdojë paraqitjet e mira, në mënyrë që në fund të dalë fitimtar përballë Liverpoolit në Kampionat.
Skuadra që drejtohet nga Guardiola, City, ka 77 pikë në vendin e parë, një më shumë se Liverpooli.
Edhe
Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester
Vetëm edhe gjashtë ndeshje kanë mbetur deri në fund të kampionatit dhe një rrëshqitje e njërës prej këtyre skuadrave, do të mund ta humbte kampionatin në fund.
City në vikend, të shtunën në orën 16:00, luan kundër Watfordit në kuadër të xhiros së 34-t të Premier Leagues, kurse Liverpooli në “Anfield” luan ndaj Evertonit të pozitës së 17-të, në derbin “Merseyside”.
Ndërkohë, Arsenali e hap këtë fundjavë në orën 13:30 të shtunën, kur e pret Manchester Unitedin, që po ballafaqohet me probleme të mëdha.
Unitedi të enjten gjatë ditës zyrtarizoi trajnerin Erik ten Hag, i cili do ta marrë detyrën e re në fund të këtij sezoni.
Unitedi u mposht të martën 4:0 nga Liverpooli, ndërsa titullin e fundit e ka fituar në vitin 2013, me Alex Fergusonin.
Aktualisht është në pozitën e gjashtë me 23 pikë prapa Manchester Unitedit.
Megjithatë, “djajtë e kuq” kanë tri pikë më pak se vendi i katërt Tottenhami dhe i pesti Arsenali.
Edhe
City – Arsenal, derbi që mund ta vendosë titullin
Arsenali është prapa Tottenhamit vetëm për shkak të goldallimit më të dobët.
Chelsea që është më i qetë në vendin e tretë në tabelë, do të luajë kundër West Hamit, gjysmëfinalistit të Ligës së Evropës.