Raheem Sterling ishte hero i Manchester Cityt në ndeshjen hapëse të javës së tretë kundër Bournemouthit.
Anglezi realizoi golin e fitores në minutat e fundit të takimit të vështirë të Cityt në udhëtim. 22-vjeçari pak sekonda pasi realizoi golin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi festoi me fansat.
Bournemouthi e nisi mirë takimin kur realizoi për 1 me 0. City barazoi rezultatin në minutën e 21 me golin e Gabriel Jesus, derisa Sterling në minutën e gjashtë shtesë realizoi për golin e fitores.