Manchester City beson se Lionel Messi është i gatshëm që të largohet nga Barcelona, ndërsa e ka bërë prioritetin kryesor për afatin kalimtar të verës, raporton Mirror.
Me një ofertë rekorde prej rreth 117 milionë euro, për pesë herë më të mirin e botës, City beson se do të jetë e mjaftueshme që t’i sigurojë shërbimet e tij, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se babai i Messit, Jorge, është duke qëndruar në Barcelonë për të diskutuar të ardhmen e lojtarit, por nuk planifikon që të vazhdojë kontratën me katalunasit e cila skadon pas 16 muajve.
Mirror kishte raportuar më parë se City është i gatshëm që t’i jap Messit një pagë prej 500 mijë funtave në javë.