Manchester City është afër çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është duke avancuar 3:1 pas pjesës së parë në duelin kundër Copenhagenit. Është ndeshja kthyese e një të tetës së finales së “Championsit”.
Rezultati aktual nga të dy ndeshjet është 6:2. Në Danimarkë, City kishte fituar 3:1. Manuel Akanji në minutën e pestë shënoi për 1:0. Për 2:0 realizoi sulmuesi Julian Alvarez me gjuajtje të fortë, por edhe me reagim të dobët nga portieri mysafir.
Në minutën e 29-të shënoi Mohamed Elyonoussi për 2:1. Rezultatin 3:1 në pjesën e parë e vendosi sulmuesi Erling Haaland, që shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Për të është goli i gjashtë në edicionin aktual të “Championsit”.
Nga gjashtë gola kanë edhe Harry Kane e Kylian Mbappe.