Spanja është kualifikuar në fazën nokaut të Kupës së Botës në Katar falë goldallimit më të mirë.
Spanja të enjten mbrëma u mposht 2:1 nga Japonia dhe përfundoi e dyta në Grupin E.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëkur raundi i 1/8 së finales filloi së zbatuari në edicionin 1986 në Meksikë, “La Roja” ka qenë në mesin e 16 skuadrave më të mira të turneut në tetë nga 10 raste.
U eliminua në fazën grupore të Botërorit 1998 dhe 2014.
Nga çerekfinalja është eliminuar tri herë, në vitin 1986, 1994 dhe 2002.
Ndërkohë, në vitin 2010, e fitoi trofeun më të çmuar në futboll.
Spanja kishte fituar ndaj Hondurasit, Kilit, Portugalisë, Paraguait, Gjermanisë dhe në finale ndaj Holandës.