Suksesi në tenis ka qenë i pakapshëm për Korenë e Jugut, por shteti nga lindja e Azisë mund të presë këtë sukses nëse i riu Chung Hyeon marshon me ritmin aktual.
Të hënën, 21-vjeçari me syze është bërë tenisti i parë nga Koreja e Jugut që ka arritur në çerekfinale të një turneu Grand Slam, duke e eliminuar në 1/8 e finales një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, serbin Novak Gjokoviq, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka arritur një raund më larg se dy koreanët që kishin arritur në 1/8 e finales. Lee Hyung-taik ishte jug-koreani i fundit që arriti në 1/8 e finales në një Grand Slami, duke arritur në këtë fazë në "US Open" në vitin 2007.
"Po, sot është fitore për vendin tim, mendoj se tenisi do të rritet pas këtij rezultati", ka thënë Chung pas triumfit me 3:0 në sete (7:6, 7:5 dhe 7:6) në rrethin e katërt të "Australian Open".
Si pasojë e performancës së tij kundër ish-tenistit numër një Gjokoviq, fituesit të gjashtëfishtë të "Australian Open", tenisi në Kore të Jugut mund të arrijë në nivel tjetër... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)