Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chilwell: Për këtë ndjenjë kam ardhur te Chelsea

Futbollisti i Chelseat, Ben Chilwell ka thënë se triumfi në Champions është siguruar me luftë të madhe në fushën e lojës. Chelsea në finalen e Portos e mposhti 1:0 Manchester Cityn.

“Kemi luftuar shumë sot. E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë kemi luftuar për jetën tonë, për të arritur në këtë moment, për të pasur këtë ndjenjë. Për këtë kam ardhur te Chelsea. Është ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Chilwell pas ndeshjes.

“Vendimtare ishte se ishim agresiv. Jam lodhur me afrimin e fundit, por kur bëhet fjalë për trofeun e Ligës së Kampionëve nuk ndaleni asnjëherë. Të gjithë kemi luftuar për këtë moment. Ne kemi fituar Ligën e Kampionëve dhe nuk brengosem se si kemi luajtur”, ka theksuar Chilwell.