Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chievo bëhet me trajner të ri përsëri

Skuadra nga Verona, për të dytën herë brenda këtij stinori shkarkon trajnerët.

Është Domenico Di Carlo trajneri i ri i Chievos.

Kjo është herë e tretë që ai merr drejtimin e skuadrës italiane. 54-vjeçari e ka drejtuar Chievon edhe në sezonet 2008/2010 dhe 2011/2012.

Objektivi për pasuesin e Giampiero Venturës edhe në këtë rast do të jetë të sigurojë mbijetesën, edhe pse mbetet shumë e vështirë për t’u arritur, transmeton ksp.

Skuadra nga Verona renditet në vendin e fundit në Serie A pa asnjë pikë, me 9 humbje dhe vetëm tre barazime (tre pikë u janë hequr nga Federata Italiane e Futbollit).

Di Carlo ka nënshkruar marrëveshje 6-mujore me Chievon, por nëse e shpëton skuadrën nga rënia, qëndrimi i tij do të zgjatet.