Chicago Fire FC e ka zyrtarizuar transferimin e Xherdan Shaqirit.
Reprezentuesi i Zvicrës, Shaqiri, u bë transferimi më i shtrenjtë i skuadrës që bën gara në ligën MLS. Skuadra amerikane i ka paguar rreth 7 milionë euro për shërbimet e futbollistit me karrierë të madhe.
Ai u transferua nga skuadra e Lyonit të Francës dhe do ta bartë numrin 10-të.
Shaqiri do të jetë pjesë e skuadrës së Chicago Fire deri në vitin 2024.
“Jemi shumë të lumtur që zyrtarisht ta prezantojmë Xherdan Shaqirin te skuadra jonë”, ka thënë drejtori sportiv i Chicago Fire FC, Georg Heitz.
“Xherdani është lojtar që ndryshon lojën dhe dikush që mund të sjellë gëzim te tifozët dhe te qyteti i Chicagos. Si njëri prej sportistëve me më së shumti suksese në gjeneratën e tij në shtetin e Zvicrës, Xherdani i bashkohet klubit në një kohë shumë të rëndësishme”, përfundoi ai.
30-vjeçari Shaqiri debutoi në futbollin profesionist në vitin 2009 dhe ka luajtur në 421 ndeshje në të gjitha garat. Ka fituar 17 trofe të mëdhenj. Ka luajtur 100 ndeshje me ekipin senior të Zvicrës dhe është paraqitur në tri Kupa të Botës rresht, në vitin 2010, 2014 dhe 2018, si dhe në dy Kampionate Evropiane, 2016 dhe 2020.
Karrierë ka bërë edhe te Baseli, Bayern Munichu, Interi, Stoke City dhe Liverpooli.
The A̶l̶p̶i̶n̶e Lake Michigan Messi. #cf97 | @XS_11official pic.twitter.com/ekiHoGhIoY
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 9, 2022