Chelsea ka vazhduar me rezultate pozitive në Premier Ligë. “Viktima” e radhës e “Bluve” ishte Watfordi.
Këtë skuadër, Chelsea e mposhti si mysafire 1 me 2.
Tammy Abraham dhe Christian Pulisic realizuan golat për ekipin e Frank Lampardit. Te rivalët shënoi Gerard Deulofeu.
Në tabelë, Chelsea ka 23 pikë në pozitën e tretë.
