Chelsea do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e njërit nga sulmuesit e ekipeve të Milanos, Mauro Icardit të Interit ose Patrick Cutrones të Milanit.
“The Sun” shkruan se Chelsea e ka humbur durimin në ish-sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata, dhe duket se argjentinasi Icardi është në krye të listës së të pëlqyerve.
Transferimi i tij mund të jetë mision i pamundur për shkak të çmimit të lartë, pasi argjentinasi, sipas “Nerazzurrëve”, kushton 102 milionë euro.
Nëse dështon Icardi, Chelsea e ka opsionin B dhe ai është 20-vjeçari Cutrone, që është ylli në rritje i futbollit italian.