Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea s’di të fitojë, mposhtet edhe nga Brightoni

Chelsea po lutet që sezoni të përfundojë sa më shpejt.

Për ndeshjen e gjashtë radhazi në të gjitha garat, Blutë s’kanë arritur të fitojnë. Të shtunën u mposhten nga Brightoni 2:1 në “Stamford Bridge”.

Chelsea kaloi e para në epërsi me Conor Gallagherin në minutën e 13-të.

Por Brightoni përmbysi gjithçka. Fillimisht me Danny Welbeckun në të 42-n, e më pas me një supergol të Julio Encisos në të 70-n.

Chelsea është në pozitën e 11-të me 39 pikë, larg pritshmërive. Brightoni është i shtati me 49 pikë.