Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea refuzon 180 milionë euro për Hazardin

Chelsea ka ndërmend të pengojë me forcë kalimin e Eden Hazard te Real Madrid.

Trajneri i ri Maurizio Sarri ka deklaruar se belgu është pjesë thelbësore e planeve të tij dhe londinezët nuk kanë pranuar rreth 180 milionë euro që Real ka afruar për lojtarin.

Klubi spanjoll e ka identifikuar si zëvendësues të Cristiano Ronaldos, që kaloi te Juventusi për 100 milionë euro.

Përpara se të fillonte Kupa e Botës 2018, Hazardi refuzoi ofertën për rinovimin e kontratës me Chelsea edhe pse “blutë” i ofruan 350 mijë euro në javë, duke e bërë futbollistin më të paguar në historinë e këtij klubi, transmeton kp.

Hazard ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të shkuar te Real Madrid dhe aktualisht është me pushime sepse botërori i tij u mbyll vetëm në 14 korrik me vendin e tretë.

Megjithatë, Chelsea duket se do ta mbajë përtej vullnetit futbollistin për të cilin është interesuar edhe Barcelona, sepse klubi i Abramovich merr forcë nga kontrata që ka me numrin 10, e cila përfundon në qershor 2020.