Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea po hetohet për 100 e kusur transferimet e të rinjve

Chelsea po pret të dëgjojë nga FIFA nëse do t'i ndalohet transferimi i lojtarëve, meqë po hetohet për thyerje potenciale të rregullave të transferimit të më tepër se 100 lojtarëve të huaj nën moshën 18-vjeçare.

FIFA ka mbikëqyrur gjatë rastin ndaj klubit, që është iniciuar nga sistemi i transferimit (TMS). Sistemi ka paralajmëruar për rastet e 25 lojtarëve në fillim të vitit të kaluar që ka vlerësuar se duhet hetim më i thellë për ta.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s që nga atëherë ka kryer fazën e dytë të hetimeve, një hulumtim se si Chelsea ka regjistruar lojtarët në akademinë e saj gjatë viteve. Klubi ka reaguar ndaj një kërkese për informata duke hapur plotësisht librat për komitetin disiplinor të FIFA-s.

Komiteti tash është duke shqyrtuar vendimin final, që nënkupton se Chelsea së shpejti do të mësojë nëse do të përballet me ndëshkime. Nëse shpallet fajtor, pason një ndalesë e transferimit të lojtarëve nga FIFA, por që Chelsea më pas mund ta apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS)... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm