Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nuk do ta shesë Brojën këtë verë

Chelsea nuk do ta shesë sulmuesin Armando Broja këtë verë, raporton “Daily Mail” të dielën.

West Ham Unitedi raportohet se ishte gati ta transferonte sulmuesin 20-vjeçar këtë verë, por te Chelsea mendojnë se Broja mund të bëhet lojtar i ekipit të parë dhe kanë vendosur të mos e shesë kartonin e sulmuesit shqiptar.

Megjithatë, Chelsea do ta huazojë Brojën te West Hami deri në fund të sezonit. Sulmuesi i Shqipërisë u huazua nga Chelsea sezonin e kaluar te Southamptoni, skuadër ku tregoi paraqitje të mira në Premier League. Me fanellën e Southamptonit, Broja shënoi nëntë gola dhe asistoi një herë në 38 paraqitje në të gjitha garat. Ai me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2026.