Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ndal serinë pozitive të Newcastlet

Chelsea ka ndalur serinë pozitive të Newcastle Unitedit prej tetë ndeshjeve pa humbje.

Të dielën në “Stamford Bridge”, londinezët fituan me rezultatin 1:0.

Golin e tri pikëve për Chelsean e realizoi Kai Havertz. Gjermani shënoi në minutën e 89-të pas asistimit të Jorginhos.

Me këtë fitore Chelsea mbetet në pozitën e tretë në Premier League me 59 pikë.

Newcastle renditet në vendin e 14-të me 31 pikë.