Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mposhtet nga Wolverhamptoni

Chelsea ka pësuar 2:1 në udhëtim nga Wolverhamptoni sonte në xhiron e 13-të të Premier Leagues së Anglisë.

Olivier Giroud (50’) shënoi për epërsinë e Chelseat, por Wolverhamptoni arriti ta përmbysë rezultatin me Daniel Podencen (66’) dhe Pedro Neton (90+6’).

Wolverhamptoni pas 13 ndeshjeve zë vendin e nëntë me 20 pikë. Chelsea është i pesti me 22 pikë. Kryeson Tottenhami me 25 pikë nga 12 ndeshje.