Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mposht Newcastle Unitedin

Chelsea ka shënuar edhe fitoren e tretë në Premier Ligë në po aq ndeshje.

Skuadra e Maurizio Sarrit shënoi fitore prej 1 me 2 në udhëtim te Newcastle Unitedi, transmeton Koha.net.

Ishte Eden Hazard që i dha epërsinë Chelseat nga penaltia në minutën e 76. Por, vendasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 83 përmes Joselus.

Megjithatë, autogoli i minutës së 87-të nga Yedlin i siguroi pikët e plota klubit londinez.