Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea “hije” e Unitedit

Chelsea ka mposhtur Newcastle Unitedin me rezultat 3 me 1 për të barazuar pikët me Manchester Unitedin në pozitën e dytë.

Newcastle nisi më mirë takimin kur realizoi Gayle në minutën e 12.

Eden Hazard barazoi rezultatin pas 10 minutave, derisa Alvaro Morata u përkujdes për rezultatin 2 me 1 në minutën e 33.

Anësori belg i dha fund serisë së golave në minutën e 74 kur realizoi golin e tretë.

Me këtë fitore Chelsea ka 32 pikë, aq sa ka edhe Unitedi në pozitën e dytë që sonte përballet me Arsenalin në Londër.