Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mposht në shtëpi Tottenhamin e Mourinhos, sërish shfaqet racizmi

Chelsea ka mposhtur në shtëpi Tottenhamin e udhëhequr nga Jose Mourinho, ish-trajner i “Bluve”.

Willian realizoi dy gola në pjesën e parë për fitoren 2 me 0, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier Ligë.

Në minutën e 62-të, Son Heung-Min i Spurs u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje në Antonio Rudigerin.

Takimi i sotëm u përcoll edhe me disa njoftime në stadium kundër racizmit që u shfaq ndaj futbollistëve në fushë.


 

Me fitoren e sotme, Chelsea përforcohet në pozitën e katërt me 32 pikë të tubuara. Tottenhami mbetet i shtati me 26.

Image