Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mohon raportimet për ndërrim të pronarit

Chelsea ka insistuar se pronari rus i klubit Roman Abramovich është i përkushtuar dhe nuk mendon ta shesë klubin, me gjithë raportimet në “Sunday Times” se rusi është ftohur.

Është raportuar se Abramovich është ftohur pas ndërrimeve politike në Britani të Madhe dhe vonesës për t'i dhënë atij viza, transmeton “Koha Ditore”.

Në qershor ishte raportuar se Sir Jim Ratcliffe kishte dështuar me një ofertë 2 miliardë funte për të blerë klubin londinez dhe krerët e Chelseat kishin thënë se kjo është dëshmi se Abramovich nuk mendon të largohet.

Mirëpo “Sunday Times” ka raportuar se Abramovich ka angazhuar këshilltarët të shikojnë mundësinë e shitjes.