Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea konfirmon, për Brojën ka mbaruar stinori

Armando Broja - Chelsea

Chelsea ka konfirmuar se ylli i Shqipërisë, Armando Broja, nuk do të mund të luajë në pjesën e mbetur të stinorit 2022/2023.

Broja ka marrë një lëndim të gjurit në miqësoren e të shtunës kundër Aston Villas.

Është kontestuar se ai ka këputur ligamentin krucial të gjurit dhe duhet operuar.

“Rezultatet e skenimit fatkeqësisht kanë konfirmuar këputje të ligamentit krucial të gjurit dhe duhet operim. Pas operimit, Armando do të punojë ngushtë me departamentin mjekësor gjatë rehabilitimit dhe pritet të mungojë në pjesën e mbetur të stinorit 2022/2023”, thuhet në komunikatën e Chelseat.