Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ia cakton çmimin Hazardit

Chelsea raportohet se ia ka caktuar çmimin prej 100 milionë funtesh yllit të skuadrës, Eden Hazard.

Reprezentuesi belg është në sezonin e shtatë në Stamford Bridge, ndërsa raportohet vazhdimisht se është cak i Real Madridit.

Ai po hyn në vitin e fundit në kontratë, ndërsa nuk raportohet se negociatat për të renë po vazhdojnë pozitivisht.

Sipas “The Telegraph”, 28-vjeçari dhe Chelsea janë të vendosur të merren vesh për të ardhmen përfundimisht deri në fund të janarit.

Artikuj të ngjashëm