Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea fiton thellë dhe e lë prapa javën dëshpëruese

Chelsea e ka lënë prapa javën dëshpëruese dhe i është kthyer rrugës së fitoreve në mënyrë spektakolare.

“Blutë e Londrës” të shtunën në kuadër të xhiros së 32-të të Premier Leagues së Anglisë shënuan gjashtë gola në udhëtim te Southamptoni, për fitoren 6:0.

Broja nuk pati të drejtë të luante ndaj Chelseat, që e ka kartonin e tij.

Marcos Alonso në minutën e tetë, Mason Mount në minutën e 16-të, Timo Werner në minutën e 21-të dhe Kai Havertz, pas më shumë se gjysmë ore lojë, shënuan katër golat e para për skuadrën e Chelseat. Londinezët në pjesën e dytë realizuan edhe dy gola të shpejtë me Wernerin dhe Mountin në minutat 49 dhe 54

Skuadra e Thomas Tuchelit tani do të udhëtojë në Spanjë për t’u takuar me Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales.

Chelsea në vendin e tretë në ligë ka 62 pikë, kurse Southamptoni ka 36 pikë në vendin e 13-të.