Chelsea ka mposhtur Brightonin 2 me 0 në kuadër të xhiros së 20-të në Premier Ligë për t’iu afruar me pikë Manchester Unitedit në pozitën e dytë.
“Blutë” e Londrës fituan falë golave të Alvaro Moratas dhe Marcos Alonsos në pjesën e dytë.
Në tabelë, Chelsea ka 42 pikë, një më pak se Unitedi që është i dyti, ndërsa mbeten larg Manchester Cityt që prin me 55 pikë, e me një ndeshje më pak të zhvilluar.