Chelsea ka shënuar fitore të vështirë të dielën në udhëtim te Aston Villa, me rezultatin 3:1.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel ka fituar me përmbysje të rezultatit.
Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 28-të, me Reece James që shënoi autogol.
Barazoi Jorginho nga pika e bardhë në minutën e 34-t.
Në pjesën e dytë Chelsea shënoi edhe dy gola të tjerë. Ishte sulmuesi Romelu Lukaku që realizoi në minutën e 56-të për 2:1. Belgu në minutat shtesë arriti të fitoi një penallti pas një depërtimit të bukur.
Edhe
Chelsea nuk gabon ndaj Aston Villës, triumfon bindshëm
Nga pika e bardhë shënoi sërish Jorginho për rezultatin 3:1.
Pas kësaj fitoreje Chelsea është në pozitën e tretë në Premier League me 41 pikë, derisa Aston Villa në vendin e 10-të me 22 sosh.