Chelsea është kthyer te fitorja në Premier League. Londinezët të shtunën në udhëtim kanë mposhtur Crystal Palace me rezultatin 4:1.
Me këtë fitore “Blutë e Londrës” vazhdojnë luftën për një pozitë që siguronë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që gjetën golin në minutën e tetë me Kai Havertz që shënoi për 1:0.
Vetëm dy minuta më vonë Christian Pulisiq ngriti epërsinë në 2:0.
Në minutën e 30-të udhëtuesit shënuan golin e tretë me Kurt Zouma për 3:0 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në 45 minutëshin vendasit arritën të ngushtonin rezultatin me Christian Benteken në 3:1.
Por Chelsea realizoi edhe një herë me Pulisiq në minutën e 78-të për 4:1 me të cilin rezultat u mbyll ndeshja