Skuadrat nga Premier League, Chelsea dhe Manchester Unitedi nuk do të mund t’i luajnë ndeshjet e kupave evropiane - Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës – në Spanjë. Chelsea javën tjetër ka ndeshjen e Championsit kundër Atletico Madridit,derisa Manchester Unitedi do të përballet me Real Sociedadin në Ligën e Evropës.
Këto ndeshje nuk do të luhen në Spanjë për shkak të ndalimit të fluturimeve në këtë vend nga Britania e Madhe. Kështu që, mediumet e huaja kanë zbuluar edhe stadiumet në të cilat do të luhen këto duele. Chelsea dhe Atletico do të përballen në Varshavë të Polonisë derisa Manchester Unitedi dhe Sociedadi në Torino të Italisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Man. Unitedi ndaj Sociedadit, Roma kundër Rangersit
-
Liga e Evropës: Manchester Unitedi luan me Porton e Fenerbahçen
-
Manchester Unitedi nuk do të garojë në “Champions” vitin e ardhshëm
-
Unitedi sfidohet sërish nga një ekip spanjoll në Ligën e Evropës
-
Arsenali përballet me Sportingun në 1/8 e finales të Ligës së Evropës